Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në rrugën Manzë-Kthesa e Ariut në Durrës. Një këmbësor 65-vjeçar ka humbur jetën pasi u përplas nga një makinë tip “Opel Corsa”.
Për momentin rrethanat e aksidentit mbeten të paqarta. Policia ka nisur hetimet ndërkohë që kanë arrestuar shoferin.
“Në segmentin rrugor Manzë-Kthesa e Ariut, një automjet me drejtues shtetasin M. H, ka përplasur këmbësorin shtetasin S. A, rreth 65 vjeç, i cili ka humbur jetën në vendngjarje. Shërbimet e Policisë kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. H. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, njoftoi policia./tvklan.al