Parlamenti serb u shpërnda zyrtarisht dje dhe u vendos zgjidhja e zgjedhjeve të parakohshme më 23 dhjetor. Ky veprim ishte parashikuar gjatë një marrëveshje të mëparshme mes presidentit të ri jugosllav Koshtunica dhe armiqve të tij politik të grupit politik pro Millosheviç. Veprimet e djeshme ishin formale pas vendimit të parlamentit serb për miratimin e qeverisë tranzitore.
Detyrat kryesore të kësaj qeverie të përkohshme konsiderohen ruajtja e paqes dhe rendit publik, stabilizimi i situatës ekonomike dhe politike në Serbi pas luftave në Jugosllavi dhe izolimin kombëtar të Beogradit. Presidenti Koshtunica në një intervistë të fundit përgënjeshtroi një situatë të bashkëpunëtorit të tij të ngushtë Gjingjiç se trupat jugosllavë mund të kthehen në Jugosllavi./tvklan.al