Në kuadër të operacionit policor antidrogë të koduar “Ndalesa” janë arrestuar 3 persona dhe është shpallur në kërkim një tjetër që shpërndanin doza me lëndë narkotike në qytetin e Vlorës.

Konkretisht, janë arrestuar:

E. Q., 22 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia”;

B. K., 48 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia”;

R. H., 43 vjeç, banues në lagjen “Isa Boletini”.

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi:

D. M., 28 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia 2”.

Ata dyshohen se vepronin si grup, duke siguruar lëndën narkotike, të cilën më pas e ndanin në doza dhe e shpërndanin për shitje në qytetin e Vlorës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat dhe ndaj tyre, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan disa doza me lëndë narkotike kanabis, një peshore elektronike të dyshuar për peshimin e lëndëve narkotike dhe 3 aparate celulare të përdorura për aktivitetin kriminal.

Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, si dhe për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme./tvklan.al