Mbjellja e kanabisit mjekësore do te lejohet vetëm në 10 zona kadastrale që janë miratuar këtë të enjte nga qeveria.
Ministrja e bujqësisë nuk i bën publike emrat e zonave por shpjegon se në tokat të cilat janë të përshtatshme për bujqësi do të ndalohet kultivimi i kanabisit.
“Janë 10 zona kadastrale që janë përcaktuar në bazë të studimi dhe janë të mirë përcaktuara, dhe njëkohësisht në gjithë bashkërendimin e veprimeve, besoj që të gjithë udhëzuesit do ta përcaktojnë më së miri se si do vijojë procesi. Janë të gjithë Shqipërinë, por ka një kriter të domosdoshëm, janë të përjashtuar të gjitha zonat me intensitet të lartë bujqësore. Janë zona bujqësore , që janë jashtë vëmendjes të zhvillimit aktual të bujqësisë intensive, dhe me një distancë nga shkollat, vendet e banuara, dhe gati 3 kilometra në distance ku bletaria sot zhvillohet”, u shpreh Denaj.
Në mbledhje u miratuan dhe kriteret për përfituesit nga skema kombëtare e subvencioneve prej 44 milionë Euro si dhe ngritja e Bankës Shqiptare të Zhvillimit, një institucion financiar që do t’i shërbejë nxitjes së zhvillimit ekonomik duke mbështetur me fonde kryesisht sektorin e bujqësisë.
Tv Klan