Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në qytetin e Durrësit mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr.14 rreth orës 21:30.
Sipas policisë, tritoli është hedhur në oborrin e banesës së 36-vjeçarit Skënder Hoxha. Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar dhe as dëme materiale.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe grupi hetimor të cilët po vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. /tvklan.al