Rreth orës 04:00 këtë të Mërkurë, para derës së një zyre noteriale në Lezhë është hedhur një sasi e vogël lëndë eksplozive. Sipas Policisë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Ndërkohë siç raporton gazetari i Klan News Besar Bajraktaraj, dyshohet se kanë qenë dy persona që kanë vendosur lëndën plasëse dhe janë larguar.


“Policia ka nisur hetimet në lidhje me rastin, e sulmit me lëndë plasëse të zyrës së noterit Fran Gjoni, i cili është vëllai i ish-gjyqtarit Gjin Gjoni, i cili prej një viti është bërë pjesë e politikës si kryetar i Partisë Demokratike në Lezhë dhe kandidat për primare për të qenë deputet”, bën me dije gazetari.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

/tvklan.al