Agjencia e Mbrojtjes Civile në Hawaii kërkoi nga banorët që të qëndrojnë në shtëpi pas shpërthimit të vullkanit Kilauea, i cili u pasua nga një seri tërmetesh.

Shpërthimi ndodhi gjatë orëve të vona të së dielës, me orën lokale, në kraterin Halemaumau. Era rrezikon që hirin ta shtyjë drejt jugperëndimit, për këtë arsye autoritetet bënë thirrje që banorët të qëndrojnë në shtëpi. Vullkani u shoqërua me të paktën 8 tërmete, më i forti me magnitudë 4.4.

Sipas asaj që shkruan CNN, Kileauea shpërtheu për herë të fundit në 2018-n, duke shkatërruar më shumë se 700 shtëpi dhe duke detyruar banorët që të evakuoheshin./tvklan.al