Vendi më i diskutueshëm në Hawaii ka ngjallur shqetësim pasi 14 persona janë arrestuar së fundmi për hyrjen në shkallët Haiku të njohura si “shkallët drejt parajsës” në ishullin Oahu.

Ato janë të bukura, por edhe sjellin të papritura: 4000 shkallë metalike të ndërtuara nga marina amerikane gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe të braktisura jo shumë kohë më pas.

Të vendosura në një zonë të largët të Kaneohe, e vetmja mënyrë për të ngjitur shkallët është nëpërmjet një ngjitje të rrezikshme dhe të paligjshme.

“Kjo zonë ndalohet të vizitohet për arsye sigurie dhe mbrojtje të burimeve natyrore”, tha në një deklaratë Jason Redulla, shefi i Divizionit të Konservimit dhe Zbatimit të Burimeve të Havai (DOCARE) teksa dha paralajmërimin se dikush mund të lëndohet ose të vritet.

Sipas DOCARE, të gjithë personat e arrestuar javën e kaluar janë akuzuar për shkelje penale, një kundravajtje që mund të rezultojë në burg deri në 30 ditë.

“Është e rrezikshme që njerëzit të hyjnë në këtë zonë. Ata duhet të mendojnë për pasojat nëse dikush lëndohet, ose më keq. Është një vend i vështirë për të arritur ekipi i shpëtimit, gjë që mund të vonojë trajtimin mjekësor”, tha Redulla.

Shkallët Haiku u mbyllën në vitin 1987. Por mediat sociale e kanë sjellë sërish në vëmendje këtë destinacion me pamjet e mrekullueshme që ofron me shkallët që duken ndonjëherë sikur zhduken në mjegull./tvklan.al