Ka ndërruar jetë një tjetër person prej shpërthimit të ndodhur sot në Lushnje. Siç raporton gazetari i Klan News Besart Bajraktaraj, bëhet fjalë për djalin e viktimës të raportuar më herët.


Ai erdhi me djegie të rënda në trup në spitalin e Traumës, por nuk ia doli dot të mbijetojë pas ndërhyrjes kirurgjikale.

Viktima e parë që u raportua është Roland Hoxha e fatkeqësisht tanimë edhe djali i tij Elidon Hoxha. Ky i fundit, 24 vjeç, po drejtonte vinçin që preku linjën e tensionit të lartë.

Ka të dhëna se të dy ndodheshin në vinç”, raportoi Bajraktaraj. Ndërkohë te Trauma po transportohen edhe 6 të plagosurit e tjerë.

/tvklan.al