Leopardët e dëborës dhe breshkat e detit janë vetëm disa prej kafshëve që ndodhen para kërcënimit të zhdukjes ose asaj që shkencëtarët po e quajnë “asgjësimi biologjik”.
Tani ata po hulumtojnë nëse mund të përdorin jashtëqitjet e tyre për të kontrolluar larmishmërinë gjenetike të kafshëve, raporton The Guardian.
“Kopshti zoologjik i jashtëqitjes” fokusohet në një premisë të thjeshtë: përveçse është një sasi e konsidereshme ushqimi të patretur, bakteresh etj, jashtëqitja përmban qeliza nga kafsha që e ekskreton, të cilat vijnë nga indet e të brendshmeve të tyre.
Në thelb, studimi tregon se disa nga qelizat në jashtëqitje janë ende të gjalla, të paktën kur kafsha sapo e ka kryer procesin.
“Është në faza shumë të hershme”, thotë Suzannah Williams nga Oxford University. “Por deri më tani ndjesia është pozitive”, tha udhëheqësja e ekipit e cila theksoi se kanë izoluar qeliza të gjalla të miut dhe elefantit.

Ata shpresojnë që këto qeliza mund të rrisin larmishmërinë gjenetike të popullatave e rrjedhimisht, mundësinë për të mbijetuar.
“Shpëtimi gjenetik” mund të marrë disa forma. Si fillim, ADN-ja e qelizave mund të analizohet për të ndihmuar shkencëtarët të kuptojnë variacionin gjenetik të popullatave të ndryshme duke marrë informacione për ruajtjen e tyre. ADN-ja ka cilësi më të lartë nëse qelizat janë ende të gjalla.
Por nëse këto qeliza kultivohen vjen një tjetër mundësi: krijimin e kafshëve duke përdorur teknologji të avancuara riprodhimi si klonimi.
Ndoshta edhe më e bukur është ideja e riprogramimit të qelizave që të kenë mundësinë të kthehen në qeliza çfarëdo. Eksperimentet te minjtë kanë treguar se këto qeliza mund të kthehen në qeliza spermatozoide dhe vezësh që të përdoren në teknika të pllenimit artificial për të lindur pasardhës.
Duke krijuar qeliza seksuale në laborator, mund të kontrollohet diversiteti gjenetik pa qenë nevoja që kafshët të jenë pranë sepse ato mund të jenë të shpërndara në pjesë të ndryshme të botës apo arsye të tjera.
Qelizat e riprogramuara do t’u lejonin shkencëtarëve të përdornin metoda të ndryshimit të gjeneve për të kuptuar cilat janë gjenet që realizojnë përshtatshmërinë e kafshëve. Ky informacion mund të përdoret për t’i bërë më rezistente.

Sfida nuk është aspak e lehtë. Vetëm sasia e jashtëqitjeve që duhet të procesohen nga shkencëtarët është mëse e konsiderueshme.
Veç qelizave të kafshëve dhe mbetjeve organike, kopshti zoologjik është ambienti më i mbingarkuar nga bakteret. Ekipi po kërkon të gjejë një zgjidhje duke përdorur hollimin për të larguar bakteret.
“Më pas, qelizat kultivohen në antibiotikë dhe antikërpudhorë”, thotë Williams. Por edhe nëse qelizat e gjalla kalojnë në këtë proces, ka ende hendeqe përpara se të arrihet te riprodhimi. Një prej tyre është mungesa e zbërthimit të fiziologjisë riprdhuese të shumë kafshëve, çka do të thotë se fokusi kryesor do të jenë speciet e studiuara mirë./tvklan.al