Mbi 122 mijë vizitorë shqiptarë dhe të huaj kanë regjistruar strukturat akomoduese në vendin tonë në muajin e parë të këtij viti.
Sipas të dhënave të INSTAT në krahasim me vjet ka një rritje me 27%. Në mesin e totalit të vizitorëve, gati 60% rezultojnë të huaj.
Shumica e 69 mijë vizitorëve jo-rezidentë të cilët u akomoduan në strukturat pritëse në Janar ishin nga Italia (21%), Kosova (18%), dhe Gjermania (6%).
Pjesa më e madhe e tyre preferuan të qëndrojnë në rajonin qendror të vendit, pasuar nga veriu dhe jugu.
Në krahasim me Janarin e vjetshëm, në 2025 është shënur një rritje prej 41% e të huajve në hotele dhe struktura të ngjashme.
Sakaq edhe net qendrimet mbajtën tendenca pozitive, me një rritje prej 49%, ndërsa norma e shfrytëzimit të dhomave në hotele arriti në 15%.
Tv Klan