Nesër në orën 18:00 do të zhvillohet protestë në Shkup të Maqedonisë së Veriut pas tragjedisë së Koçanit. Tubimi është thirrur nga grupi i të rinjve “Kush është i radhës?” në shenjë solidarizimi me familjarët e viktimave, por edhe si thirrje për të mos lejuar më të ndodhin ngjarje të tilla.

“Maqedonia është edhe një herë e mbuluar me të zeza. Të shkatërruar dhe të tronditur, ne ulemi para ekraneve, duke pritur për një numër të ri, më të madh, në pritje të një trishtimi të ri, më të madh. 59 të rinj nuk e panë këtë ditë. Dyfishi i tyre janë në spitale dhe të plagosur rëndë. Ne, si fëmijët në disko, jemi sërish të pafuqishëm… Në këto ditë tragjike, Maqedonia duhet të jetë bashkë. Duhet të jemi shpatullat e njëri-tjetrit për të qarë dhe t’i japim njëri-tjetrit ngushëllim nëse mundemi. Bëjmë thirrje për shpërndarjen e shiritave të zinj për nder të të ndjerit, që si popull të tregojmë se jetët e humbura nuk do të harrohen. Maqedonia do të duhet të shërohet së bashku!”, thuhet në njoftimin e shpërndarë në Instagram.

59 persona humbën jetën orët e para të mëngjesit të djeshëm teksa festonin brenda një diskoteke, ndërsa janë plagosur mbi 150 të tjerë. Qeveria e RMV ka shpallur 7 ditë zie kombëtare.

/tvklan.al