Pa nisur përgatitjet Anglia ka nisur ndryshimet në listë për shkak dëmtimesh. Dëmtimi i Cole Palmer shtrëngoi trajnerin Tomas Tuhel të thërrasë mesfushorin me tipare sulmuese Morgan Gibbs-White.
25-vjeçari i cili aktivizohet me Nottingham Forest ka luajtur 2 ndeshje me përfaqësuesen e angleze.
Palmer është një mungesë e rëndësishme tek anglezët, pasi është një nga futbollistët më në formë në Premier Ligë.
Tv Klan