Është e mundur të eliminohet nga qelizat kromozomi ekstra që shkakton sindromën “Down”. Testi i parë është arritur me sukses në Japoni me qeliza të kultivuara në laborator.
Teknika me “editing gjenetik” si metoda “Crispr” do kalojë ende shumë prova para se të eksperimentohet me pas tek kafshët, sipas protokolleve mjekësore, pasi mund të ndikojë ne luhatje të kromozomeve të tjera.
Sindroma Doën shkaktohet nga prania e një kopjeje të tretë, përveç dy normaleve, të kromozomit 21. Verifikohet në një të lindur në çdo 700, është realtivisht e lehtë të diagnostikohet që në fazat e para të zhvillimit, por nuk ekzistojnë trajtime.
Grupi studimor i Universitetit japonez Mie, ka përdorur teknikën prit dhe qep të AND, për ta eliminuar kromozomin e tepërt në qelizat e krijuara nga ato staminale pluripotente , që janë në gjendje te replikohen e kthehen në çfarëdolloj tjetër.
Ky eksperiment i parë ka rezultuar i suksesshëm , duke arritur që qeliza të ketë vetëm dy kopje identike të kromozomit, një nga nena dhe një nga babai. Studimi është publikuar në revistën “Nexus”.
Klan News