Shqipëria është e mbërthyer nga epidemia e gripit e cila po shkakton pasoja të shumta shëndetësore. Shifrat nga 14 qendrat shëndetësore në vend tregojnë se numri i të prekurve me infeksione respiratore të sipërme dhe të poshtme është afro 21 mijë. Mjeku kardiolog Taulant Gishto thotë se bashkëqarkullimi i virozave dhe gripit ka rritur rastet me probleme kardiake pas kalimit të gjëndjes virale. Shumica e rasteve janë me diagnozën e miokardit.
“Paraqitet situata e rënduar si nga ana pulmonare edhe nga ajo kardiake. Kemi pasur të sëmurë kardiakë të dekompesuar si rrjedhojë e këtyre gjendjeve virale. Dhe si rrjedhojë e një viroze që kalojnë dekompesohen. Mbajtje fryme, dobësi trupore dhe aritmi malinj që janë manifestuar në terren të miokardit”, shprehet mjeku kardiolog Taulant Gishto.
Gishto thotë se përveç të sëmurëve kronikë, problemet kardiake si pasojë e virozës po vihen re edhe tek pjesa tjetër epopullatës.
“Kemi raste të reja të cilat prezantohen për herë të parë, me sëmundje kardivaskulare të komplikuar nga infeksionet virale, por kemi edhe raste të cilat vijnë të mbivendosura nga sëmundje kronike. Kemi parë edhe komplikacione të sipërme të zemrës, fibracion arterial dhe është konstatuar në fazën e temperatures”, tha mjeku Gishto.
Mjekët bëjnë apel që të mos neglizhohet asnjë shenjë klinike.
“Shqetësimi duhet të fillojë nëse temperatura shkon mbi 3 ditë, nëse ka mbajtje fryme, nëse ndjen debulesë, dhimbje kraharori apo tendencë të çrregullimit të ritmit”, thotë ndër të tjera mjeku.
Sipas specialistëve të shëndetit publik, fillimi i muajit Shkurt pritet të arrijë edhe pikun e rasteve me infeksione respiratore.
Tv Klan