Dy peshëngritësit, Krenar Shorja dhe Daniel Godelli e kanë mbyllur pa medalje garën e tyre në Kampionatin Botëror të shtangës që po mbahet në Uzbekistan. Dyshja kuqezi mori pjesë në baterinë B për peshën deri në 89 kilogramë, por pa arritur që të jenë konkurRues. Shorja pati një paraqitje më të mirë duke u renditur i 13 me 347 kilogramë të ngritura në dygarësh.
Më keq, Godelli që e mbylli i 21 mes 27 pjesëmarrësish me 320 kilogramë në total. Shqipëria mori pjesë në këtë botëror të rriturish me 5 sportistë, ku diferencën e bëri Briken Calja, fitues i tre medaljeve, një ari dhe dy argjendi, ndërsa Erkand Qerimaj pati një paraqitje shumë të mirë duke u klasifikuar i katërti, shumë pak nga zona e medaljeve.
Klan News