Kërkesa në rritje për forcë pune dhe sigurimi i saj nga vendet e treta, ka bërë që në Shqipëri të dyfishohen lejet e qëndrimit nga këto vende.
Të dhënat zyrtare nga INSTAT tregojnë se vitin e kaluar kanë aplikuar për leje qëndrimi afro 1700 shtetas nga Egjipti, Filipinet dhe Banglandeshi. Dyfish më shumë krahasuar me vitin 2022.
Por përveç punësimit, Shqipëria po preferohet edhe për studime. Vitin e kaluar numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri rezultoi 21 460 banorë, duke pësuar rritje me 18,2 %, krahasuar me vitin 2022. Shumica e tyre janë meshkuj në 64% të rasteve.
Vetëm për vitin 2023 numri i aplikimeve për leje qëndrimi në Shqipëri në vitin 2023 ishte 12.430 aplikime, duke shënuar një rritje me 22,7 %, krahasuar me vitin 2022.
Të huajt me origjinë nga Kosova, Italia dhe Turqia përbëjnë numrin më të madh të të huajve me leje qëndrimi.
Punësimi është arsyeja kryesore e lejeve të qëndrimit të të huajve në Shqipëri me 48,3 %, bashkim familjar 22,2%, arsye humanitare me 12,4%, studim me 3.7 %. Italianët janë ata që më së shumti kanë zgjedhur Shqipërinë për studime.
Tv Klan