Të huajt po qëndrojnë më gjatë për pushime në Shqipëri. Të dhënat e INSTAT tregojnë se në muajin Qershor numri i netëqëndrimeve nga jo-rezident është rritur me 35,5 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Po ashtu edhe numri i vizitorëve rezident është rritur me 18,4 %. Shumica e tyre kanë zgjedhur zonat bregdetare. Sipas të dhënave zyrtare, në Qershor është shënuar rritje e numrit të vizitorëve gjithsej me 40,1 %, krahasuar me vitin 2023.
Numri i vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritje me 43,7 %.
Në zonat bregdetare ky tregues është rritur me 51,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i vizitorëve jo-rezident në “hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 53,1 %.
Numri më i lartë i vizitorëve rezulton në hotele dhe struktura të ngjashme më afro 93 % pranë zonave bregdetare. Rajoni qëndror në tërësi ka pritur edhe më shumë vizitorë.
Shtetasit nga Kosova kryesojnë në listën e vizitorëve me 12%, të ndjekur nga italianët me 9%, polakët me 8 %, gjermanët me 6%, Mbretëria e Bashkuar 4%.
Nga Janari deri në Korrik, Shqipëria numëroi 6.3 milionë turistë.
Tv Klan