Shqipëria U-21, do të përballet me Zvicrën U-21, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Euro 2025, për grupmoshën e 21-vjeçarëve.
Kuqezinjtë e Alban Bushit, synojnë fitoren, ndonëse përballë kanë kryesuesit e grupit. Të gjithë lojtarët e grumbulluar janë në gjendje të mirë dhe të gatshëm për të dhënë kontributin e tyre në këtë sfidë të rëndësishme.
Pak minuta para fillimit, janë zbuluar edhe formacionet zyrtare.
FORMACIONET ZYRTARE:
Zvicra U-21: Keller, Hajdari, Amenda, Wallner, Ottiger, Avdullahu, Jashari, Surdez, Dos Santos, Sanches, Viliger.
Shqipëria U-21: Lilo, Buxhelaj, Gjini, Dajko, Preka, Ismaili, Civeja, Fetai, Rexhepi, Pajaziti, Shpendi.
/tvklan.al