Një 40-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur me arme zjarri në Greqi. Ngjarja është regjistruar të shtunën në zonën e Malevizi-t në Kretë. Shqiptari u gjet i mbuluar në gjak në orët e para të mëngjesit në pyllin e Keri-t dhe i tha policisë se persona të panjohur e qëlluan në këmbë.
Ai u dërgua në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Arsyet dhe autorët e ngjarjen mbeten mister për autoritetet që kanë nisur menjëherë hetimet.
Shqiptari nuk ka dhënë ndonjë informacion me vlerë për ta. Mediat greke shkruajnë se i lënduari ka pretenduar para policisë se persona të panjohur e kanë detyruar që të hipë në një makinë dhe më pas e kanë dërguar në pyll.
Aty e kanë qëlluar me armë dhe janë zhdukur. Ai i tha policisë se autorët e kishin fytyrën të mbuluar e për këtë arsye nuk mund t’i njihte dot.
40-vjeçari është identifikuar nga mediat helene si me inicialet D. M., me origjinë nga Durrësi, dhe rezulton me precedentë të shumtë penalë në Greqi për çështje drogë./tvklan.al