Ekziston një shtet i vogël ishull ku mund ta merrni nënshtetësinë duke paguar para. Bëhet fjalë për Naurun, një shtet prej vetëm 20 kilometrash katrorë në Oqeanin Paqësor. Autoritetet kanë nxjerrë në shitje “pasaportat e arta” me qëllim që të shtojnë fondet për t’u mbrojtur nga ndryshimet klimatike.

Sipas asaj që shkruan CNN, Nauru, e jep një pasaportë për 105 mijë dollarë. Ky ishull i vogël kërcënohet seriozisht nga rritja e nivelit të detit, stuhitë dhe erozioni në bregdet si pasojë e ngrohjes globale.

Nauru është vendi i tretë më i vogël në botë dhe i mungojnë resurset që të mbrohet nga një krizë klimatike e shkaktuar kryesisht nga vendet e pasura.

Qeveria thotë se duke shitur nënshtetësinë do të ndihmojë në rritjen e fondeve të nevojshme për ta ngritur ishullin ku banojnë mbi 12 mijë persona më lart nga toka dhe të ndërtojnë një komunitet të ri.

Autoritetet kanë vënë disa rregulla. Me të vërtetë paguan 150 mijë Dollarë, por jo çdokush mund ta bëjë. Për shembull disa persona me histori kriminale janë të ndaluar.

Por a e dini që nga pasaporta e Naurut ka disa përfitime?

Për shembull me to mund të udhëtojnë pa viza drejt 89 vendeve, duke përfshirë edhe Mbretërinë e Bashkuar, Hong Kongun, Singaporin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Për Naurunë ky program po shikohet si një mundësi për të siguruar të ardhmen e ishullit, i cili ka pasur një histori të vështirë dhe të errët. Nauru ka qenë minierë e fosfatit në fillim të shekullit të 20. Kjo e ka lënë 80% të ishullit të pabanueshëm që do të thotë se shumica e banorëve jetojnë pranë brigjeve detare, dhe kjo është arsyeja pse rrezikohen nga ngritja e nivelit të ujit.

Por kur fosfati mbaroi, Nauru kërkoi të tjera burime për të ardhurat. Në fillim të viteve 2000 aty u vendos një qendër dënimesh për refugjatët dhe emigrantët. Programi u kthye pas pasi pati disa viktima.

Nauru ishte në shënjestër të sipërmarrësit të kriptovalutave tashmë të dënuar Sam Bankman-Fried, i cili planifikoi të blinte ishullin dhe të ndërtonte një bunker që të mbijetonte në rast të një apokalipsi.

Qeveria pret që vitin e parë të bëjë 5.6 milionë Dollarë nga programi ndërsa eventualisht të sjellë të ardhura rreth 42 milionë Dollarë në vit./tvklan.al