Uji është shumë antik dhe është krijuar që në lindje të universit. U krijua në brendësi të mjegullnajave të dendura molekulare të gjeneruara nga shpërthimi i yjeve në fund të ciklit të jetës, ose supernova, e nga të cilat u formuan edhe disqet e grazrave, pluhurave kozmike dhe prej këtej, planetët.

Ka ndodhur 100-200 milionë vite pas Shpërthimit të Madh ose Big Bang që i dha jetë Universit. Studimi dhe konkluzioni i simulimeve të fundit janë publikuar në revistën shkencore Nature Astronomy.

Uji është baza e jetës, është krijuar shumë më herët nga sa mendohej deri më sot, shpjegojnë autorët e studimit. Madje ata nuk përjashtojnë mundësinë që uji të ketë qenë një përbërës themelor në formimin e galaktikave të para.

Deri tani nuk kishte një ide të qartë të kohës se krijimit të ujit, duke qenë se në kosmos, elementët e tij hidrogjen dhe oksigjen janë krijuar në mënyra të ndryshme.

Në studim, theksohet se uji është në gjendje të mbijetojë ndaj proceseve potencialisht shkatërruese si ata që gjenerojnë galaktikat, e që miliarda vite më parë mund të ketë qenë element i përfshirë në procesin e krijimit të planetëve.

Klan News