Ka më pak gjitarë në pyjet tropikale, dhe kjo vjen si pasojë e rritjes se dendësisë se popullsisë njerëzore.
Një studim ka analizuar 550 mijë foto nga kamerat kurthe, në 37 vende të ndryshme të tre makrozonave gjeografike, për të vëzhguar numrin e specieve dhe shpërndarjen e tyre në pyjet tropikale, që janë dhe vendet ideale për të studiuar kafshët.
Rezultatet tregojnë në mënyrë të padyshimtë se rritja e densitetit human është faktor vendimtar në ndryshimet globale të numrit të specieve, sa më i lartë numri i personave, aq më i vogël numri i gjitarëve në të njëjtën zonë.
Prania e njeriut shënjohet gjithashtu edhe me ndikimin në shpyllëzim, tjetër faktor që ndikon drejtpërdrejt në humbjen e habitatit të specieve të ndryshme.
Klasa e gjitarëve përfshin 5500 specie aktualisht ekzistuese, me forma e dimensione të ndryshme, ndërkohë që në studimin e mësipërm autorët kanë arritur të klasifikojnë vetëm 239 specie, padyshim edhe shtrirja përfshin vetëm një pjesë të ekosistemit.
Klan News