600 të sëmurë me tumore në mushkëri janë regjistruar përgjatë 2016 në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”. Mjekët tërheqin vëmendjen për rastet në rritje të femrave të prekura nga kjo sëmundje.

Konsumi i duhanit për vite me radhë në sasi të madhe mbetet shkaku kryesor, por sipas mjekëve edhe puna në fabrika ndikon negativisht.

Raporti i Institutit të Statistikave për 2016 nxori në pah se vdekjet nga tumoret kanë ardhur në rritje dhe renditen të dytat pas sëmundjeve të zemrës.

TV KLAN