Dëshironi të keni më shumë epsh në marrëdhënien tuaj intime? Një mënyrë e shpejtë, e sigurt dhe efektive për ta bërë atë do të ishte të kishit disa afrodiziakë. Sipas Helthsite afrodiziakët janë ushqime ose ilaçe që zgjojnë instinktin seksual, nxisin dëshirën venerale dhe rrisin kënaqësinë dhe performancën.

Kjo fjalë rrjedh nga perëndesha greke e dashurisë dhe këto substanca rrjedhin nga bimët, kafshët ose mineralet. Ayurveda rendit një numër afrodiziakësh që janë shumë të efektshëm në trajtimin e problemeve të shëndetit seksual. Qumështi ka veti të fuqishme jo vetëm për shëndetin tuaj të përgjithshëm, por edhe për mirëqenien tuaj seksuale. Më poshtë janë listuar disa mënyra se si mund ta bëni gotën tuaj të qumështit të ndikojë pozitivisht në jetën tuaj seksuale.

1) Zieni 1 lugë çaji xhenxhefil në 1 filxhan qumësht. Lëreni në zjarr të ngadaltë për 15-20 minuta. Shtoni sheqer për shije dhe konsumojeni një herë në ditë ose në mëngjes ose në mbrëmje.

2) Konsumimi i shafranit çdo ditë padyshim që mund t’ju ​​ndihmojë të qëndroni më gjatë në shtrat. Shafrani mund të përmirësojë nivelet e energjisë, rrit nivelin e neurotransmetuesve dhe zvogëlon stresin, kështu rritet dhe gjendja juaj shpirtërore. Shtoni pak shafran në qumështin e ngrohtë dhe konsumojeni çdo ditë.

3) Musli është një burim i rreth 25 alkaloideve. Një studim i kryer nga studiuesit indianë zbuloi se musli ka veti që mund të luftojnë impotencën, të rrisin numrin e spermatozoideve dhe të rrisin fuqinë mashkullore, ka efekte të ngjashme me testosteronin. Konsumojeni musliun me qumësht të ngrohtë. /tvklan.al