Respekti, toleranca dhe përcaktimi i një portofoli të vetëm në shtëpi janë tre kriteret që një telefonuese në “Shije Shtëpie” në Tv Klan i konsideron të rëndësishme për mbarëvajtjen e familjes. Ajo thotë se të ardhurat e saj dhe të bashkëshortit kalojnë gjithnjë në një llogari të përbashkët, por janë shtuar edhe të fëmijëve.

Sipas telefonueses, kalimi i pagave të tyre në llogarinë familjare ndihmon që të shmangen keqkuptimet financiare.

Telefonuesja: Unë kam tre fëmijë, përkatësisht të moshës 25, 24 dhe 18 vjeç, punojnë në të njëjtën kohë dhe ndjekin fakultetin. Asnjëri nga këta, edhe ky që është i vogël, 18 vjeç, rroga do të kalojë nga llogaria e tyre në llogarinë tonë për të vetmen arsye se një kulturë dhe që nesër të ndërtojnë një bazë familjare si ne, pa keqkuptime dhe të arrijnë në divorc e zënka për arsye financiare.

Katerina Trungu: Më ngacmove tani me këtë që tregove, pse domosdoshmërisht llogaria e   fëmijëve, që janë të rritur, duhet të bashkohet e tëra me pjesën tjetër, me familjen? Nuk mendon se duhet ndoshta një ndarje që edhe ata të mësojnë të menaxhojnë paratë e tyre fundja?

Telefonuesja: Absolutisht, respektojnë pavarësisnë e fëmijëve dhe janë të lirë atë që ata duan por nga edukata dhe kultura e familjes tonë ata kanë parë që çdo gjë që kërkohet, plotësohet dhe ata e kanë ndier vetë dëshirën e tyre për ta kaluar rrogën dhe gjithë ekonominë e tyre në të njëjtin numër llogarie të familjes sonë.

Telefonuesja thotë se secili mund ta përdorë kartën e kësaj llogarie, por një shpenzim diskutohet edhe me anëtarët e tjerë të familjes./tvklan.al