Të ftuar:

Ardit Bido – Drejtor i Arkivës së Shtetit

Olti Rrumbullaku – Petagog

Kastriot Cipi – Regjisor

Robert Aliaj  – Këngëtar

Aljula Jubani – Petagoge

Adriatik Lapaj – Jurist

Ervini, një student me aftësi të kufizuara, tha në emisionin “Opinion” mbrëmjen e së mërkurës se pavarësisht se ligji për personat e verbër thotë që nuk i duhet të paguajë për arsimimin, ai paguan tarifën e plotë prej 1.5 milionë lekësh.

“Jam Ervini, vij nga Tirana. I jam bashkuar protestës së studentëve pasi realisht jemi në gjendje shumë të vështirë. Personat me aftësi të kufizuar dhe të verbrit arsimimin po e vuajnë shumë. Jam në Master dhe problemi më i madh është që paguaj tarifën e plotë si gjithë të tjerët (1.5 milionë). Pas reformës që është bërë së fundmi ne duhet të paguajmë si gjithë të tjerët dhe jo sipas ligjit që arsimi publik për të verbrit dhe personat me aftësi të kufizuar duhet të ishte falas, kjo nuk u zbatua. Është shumë e vështirë të studioj sepse ne kemi probleme edhe me pjesën e literaturës, aksesueshmërinë në fakultet, janë probleme të lidhura që i vuajmë të gjithë kohës.”

Ervini tha se në protestë ka pasur me qindra studentë me aftësi të kufizuara. “Jam shumë i lumtur që studentët na kanë mbështetur shumë. Ne jemi 5 persona në familje, punon vetëm babai…”

Blendi Fevziu: Jeni 5 veta në familje, punon vetëm babai, ke paguar 1.5 milionë për universitetin dhe të kanë kërkuar edhe 300-400 mijë lekë për lëndët që kërkoje të përmirësoje?

Ervini: Po, dhe është shumë e vështirë, është shumë e rëndë.

Tre studentë me aftësi të kufizuara sollën këtë të mërkurë në emisionin “Opinion” të vërtetën e hidhur të kushteve me të cilat ata përballen në universitetet tona. Të tre të verbër dhe vetëm me një të punësuar në familje, këta studentë i janë bashkuar protestës duke kërkuar tarifa më të ulëta, ndonëse për ta nuk duhet të kishte fare tarifë.

Një prej tyre tregoi se, i gjendur përballë faktit se në një universitet shtetëror duhet të paguante tarifë të plotë, ai u interesua për bursë në një universitet privat. Vitin e parë, i riu përfitoi bursë të plotë.

“Studioj në një universitet privat. Pasi mbarova gjimnazin u interesova të vazhdoja shkollën në shtetëror për drejtësi. Atje pashë që tarifën unë duhet ta paguaja të plotë dhe u interesova që të merrja ndonjë bursë, në ndonjë universitet privat. Vajta në një kolegj privat dhe atje realisht mu përgjigjën shumë mirë dhe më ndihmuan me bursë vitin e parë, të plotë. “

“Shteti nuk ma dha dhe privati më mbështeti me bursë 100 përqind të plotë.

Më tej studenti tregoi se në familjen e tij punon vetëm e ëma dhe se babain e ka me aftësi të kufizuara.

Jemi 5 veta në familje, babain e kam me aftësi të kufizuara, vetëm mami punon dhe kam edhe dy vëllezër më të vegjël”.

“Vitin e dytë unë mora gjysmë burse që është diku tek 900 e pak euro, sa do të më shkonte në universitetet shtetëror. Unë dua që të ulet tarifa”.

Një prej studentëve të ftuar mbrëmjen e së mërkurës në emisionin “Opinion” në Tv Klan, u bëri thirrje studentëve që të bëjnë kujdes ditën e nesërme me protestën e paralajmëruar para parlamentit.

Ai tha se i ishte komunikuar që individë të veçantë mund të infiltrohen në mesin e studentëve për të krijuar trazira.

“Është shumë e rëndësishme, më është komunikuar dhe më duhet ta komunikoj që për nesër tek parlamenti mendohet që të krijohen trazira. Kërkojnë që studentët të shkojnë tek parlamenti dhe atje individë të caktuar të infiltrohen si studentë dhe të krijojnë një situatë e pakëndshme. U bëj thirrje të gjithë studentëve të mos bien pre e saj”, tha ai.

Studenti tha se “kjo protestë shtrihet përtej studentëve. Në fillim kam qëndruar disi si i tërhequr duke shikuar zhvillimin e saj, duhet ta them se individë por edhe grupe të caktuara janë përpjekur të krijojnë konflikte brenda studentëve.”

Të pyetur se përse nuk dërgojnë një grup studentësh për të dialogur me Kryeministrin Edi Rama për kërkesat e tyre, studentët thonë se nuk e bëjnë një gjë të tillë nga frika se mos blihen. Në studion e “Opinion”, ku për të tretën mbrëmje radhazi janë të ftuar studentë, ata thanë se kanë frikë që çdolloj përfaqësie të shkojë për të biseduar mbi kërkesat e tyre, do të blihet.

“Pse nuk negociojmë? Më saktësisht përse ne nuk duam një përfaqësi? Të jemi realistë, askush nga ne nuk mund t’i përfaqësojë të gjithë. Ta themi frikën që ne kemi… ne kemi frikë se çdolloj përfaqësie të çojmë atje, ajo përfaqësi do të blihet. Do shantazhohet, do blihet…”

Blendi Fevziu: Po do e shkarkoni ju pa dalë nga zyra

“Kur t’i shkarkojmë pasi të shpërndahet protesta? Pastaj të çojmë përfaqësi tjetër? Kjo është frika jonë reale”.

Studentët dhanë edhe një datë se kur do të ulen për të biseduar me Kryeministrin Edi Rama.

“A mund t’ju them dhe datën e saktë kur do të flasim me Kryeministrin? Pasi të plotësohen 8 pikat, më 17 Maj mund të flasim…”

Blendi Fevziu: Përse më 17 Maj?

“Se e ka qejf 17 Majin. ”

Studentët shprehen të bindur se nuk do të kenë asnjëherë një përfaqësi. Ata thonë se përfaqësia e tyre e vetme janë 8 kërkesat.

Policia njoftoi sot nisjen e procedimit penal për 25 persona, për bllokim të rrugës kryesore të kryeqytetit në protestat studentore të së martës. Në mesin e këtyre personave është edhe artisti i njohur, Robert Aliaj. I ftuar këtë të mërkurë në studion e “Opinion”, Aliaj u pyet nga gazetari Blendi Fevziu se çfarë kishte bërë, pyetje së cilës iu përgjigj duke thënë se kishte bërë atë që duhet të bëjë çdo person publik, të mbështesin studentët. Madje Aliaj shprehu habinë dhe se si është e mundur që personazhe të tjerë të njohur nuk e bëjnë të njëjtën gjë.

Çfarë ke bërë?

Unë nuk kam bërë asgjë, kam aplikuar të drejtën time për të qenë qytetar.

Po si është e drejta jote për të qenë qytetar, se mund të mos jetë e drejta e shtetit për të qenë qytetar..

Unë nuk marr parasysh fare shtetin, unë di detyrimet që kam karshi shtetit, edhe të drejtat.

Mos i ke shkelur këdo detyrime?

Fare.

Po çfarë bërë?

Ku e di unë, nuk e di…

Vajte te studentët?

Po tek studentët është gjëja më legjitime që të shkosh, ne jemi njerëz publik. Kemi profite nga kjo gjë, ky është ushqimi ynë shpirtëror dhe është më e rëndësishme për mua. Dhe unë si njeri publik i ushtroj pikërisht nëpërmjet mbështetjes së interesit publik. Unë them që çfarë bëra unë, do ta bënte kushdo tjetër. Unë nuk kuptoj si nuk e bëjnë të gjithë, kjo është tmerr. Kemi një kastë njerëzish publikë, celebritete që janë krejtësisht të painteresuara për interesat publike që bëjnë, që janë krejtësisht të fokusuar tek vetja e vet…

Ore çfarë bëre ti? Këndove, mos ke bërë ndonjë poezi?

Po unë këndova… edhe në Pallat të Kongreseve këndova, më hoqën.

Mos nuk di të këndosh more, të kanë hequr me të drejtë?

Ka shumë mundësi.