Prej një muaji, Arkivi i Shtetit ka nisur shërbimin e ofrimit të dokumenteve online, çka do të thotë që studiuesit nga qytetet e Shqipërisë apo Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe më gjërë, nuk do t’u duhet të paraqiten fizikisht në ambientet e ketij institucioni. Ky shërbim ka sjellë edhe rirtjen e kërkesave për fondet arkivore në 2.5 herë më shumë.

Ardit Bido: Janë qindra dokumente që mund të aksesohen online, jo falë dixhitalizimit të fondit tonë që ka kalur 13%. Me dixhitalizmin, kërkesat janë rritur me 2.5 herë më shumë.

Enxhi Beka ka punuar me dokumentet e Arkivës që në 2018-ën kur ajo ishte studente, ndrësa sot vazhdon akoma kërkimet në fodnin e saj për një temë studimore. Ky shërbim i dixhitalizuar tashmë, sjell një sërë benefite për studiuesit që me ofrimin e tyre falas.

Hapi i radhës, për të orientuar studiuesit në kërkimin arkivor online, do të jetë publikimi i një udhërrëfyesi. Salla e studimit online, siç është quajtur ky shërbim, shihet pozitive pasi me këndet arkivore në qytete të ndryshme asistenca fizike nga specialistët ishte pothuajse e pamundur, por njëkohësisht ky shërbim mbron edhe dokumentet nga përdorimi fizik.

Tv Klan