Prokurorët në Nju Jorkut kanë ngritur akuzën e vrasjes për një person në lidhje me ekzekutimin e shefit ekzekutiv të kompanisë më të madhe të sigurimeve shëndetësore, “UnitedHealthcare” Brian Thompson.
Vrasësi Luigi Nicholas Mangione u arrestua në Pensilvani. Një punonjës në McDonald’s e njohu autorin, fotografia e të cilit u publikua nga policia pasi ishte shpallur në kërkim menjëherë pas krimit që ndodhi në qendër të Manhatanit, javën e kaluar.
Autoritetet bënë të ditur se 26-vjeçari kishte një armë ku nga të dhënat paraprake përputhet me atë në vrasjen e Brian Thompson. Luigi Mangione mbante veshje dhe një maskë të ngjashme me ato që kishte vrasësi, si dhe ID të rreme që përputhej me atë të përdorur ditën e vrasjes.
26-vjeçarit ju gjetën disa dokumente të shkruara me dorë. Në to ai nuk përmendte persona specifik, por shprehte një urrejtje ndaj korporatave amerikane. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes që tronditi Manhatan.
Klan News