Opinioni publik amerikan po reagon ndaj Luigi Mangione, i cili u arrestua të hënën dhe akuzohet për vrasjen e kreut të gjigantit amerikan të sigurimeve shëndetësore “UnitedHealth”, Brian Thompson.

Shumë qytetare po e mbështesin të riun dhe madje ka nga ata të cilët e cilësojnë një hero.

Mbi 1000 persona kanë dhuruar para për të përballuar shpenzimet ligjore të 26-vjeçarit, duke shoqëruar donacionet me mesazhe mbështetjeje për Lugin apo kënaqësi për veprimet e tij.

Në Nju Jork, ku ndodhi vrasja, në mure janë shfaqur postera me mbishkrimin “kërkohet” dhe foto të drejtuesve të kompanive të sigurimeve shëndetësore.

Shumë amerikanë po shprehin pakënaqësinë e madhe që kanë ndaj kompanive amerikane të sigurimeve shëndetësore që refuzojnë të mbulojnë shumë trajtime mjekësore. Ato gjithashtu sipas tyre nuk rimbursojnë pacientët për shtrimet në spital, ndërkohë që ka pabarazi në rritje mes të ardhurave.

Amerikanët paguajnë më shumë për kujdesin shëndetësor se çdo vend tjetër, dhe të dhënat tregojnë se shpenzimet për shërbimet spitalore janë rritur gjatë pesë viteve të fundit.

Klan News