Në mediat e huaja janë publikuar pamjet horror teksa një 34 vjeçar godet me thikë Maris Digiovanni, një showgirl. Ngjarja e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë në një bulevard të Las Vegas, për arsye krejtësisht absurde.

Autori i krimit makabër, Yoni Borris ka deklaruar se e vrau Maris pasi ajo “qeshi me të”. Ai ka sulmuar edhe 6 persona të tjerë, të cilët kanë mbetur të plagosur.

Mësohet se 34 vjeçari u ka kërkuar një grupi vajzash që të bënin një foto me të, teksa ai mbante thikën në dorë. “Ato nisën të qeshnin, më tallën veshjen time”, kaq ka mjaftuar që i riu të vraponte drejt 30 vjeçares duke e goditur në gjoks.

Victoria Cayeatano e cila mbeti po ashtu e lënduar, rrëfen se ai ishte i qeshur, kur për pak minuta u shndërrua në njeri të dhunshëm. “Ndodhi kaq shpejt, ai e goditi Maris në zemër”, tregon një grua tjetër. Mësohet se dy vitet e fundit, ai është mbajtur në një spital psikiatrik, megjithatë tani do të përballet me akuzat e rënda e nuk përjashtohet as dënimi me vdekje.
/tvklan.al