Këngëtarja Britney Spears është takuar me ish-të fejuarin e saj Jason Trawick gjatë një udhëtimi në Las Vegas javën e kaluar.
Ish-çifti, i cili kishte lidhje nga viti 2009 deri në 2013 dhe dikur u përfol se ishin martuar fshehurazi, ishin në shoqërinë edhe të vëllait më të madh të princeshës së Pop-it, Bryan Spears.
Media rozë Page Six shkruan se takimi mes dy ish-partnerëve ishte miqësor, por thekson se ende nuk ka shenja për një marrëdhënie romantike mes tyre.
Gjatë marrëdhënies së tyre, Trawick shërbeu për një kohë të shkurtër si një nga kujdestarët ligjorë të Britney së bashku me babain e këngëtares “Gimme More”, Jamie Spears.
Trawick theu heshtjen e tij për fundin e kujdestarisë ligjore ndaj këngëtares vitin e kaluar, duke thënë se mendonte se fituesja e Grammy-it i nevojitej kujdestaria jo vetëm për të menaxhuar pasurinë e saj, por edhe për shkak të mirëqënies së saj.
Britney, nga ana e saj, shkroi në librin e saj të kujtimeve, se ndjenjat e saj për Trawick “ndryshuan” pasi ai u bë bashkë-kujdestari i saj.
Klan News