Mbërrin motori fluturues. Është prezantuar në Panairin e fundit në Las Vegas, ky mjet i ri i markës Rictor, me emrin Skyrider X1.

Mjeti është elektrik, ka një kabinë të mbyllur, dy rrota mbështetëse, katër helika, arrin një shpejtësi deri në 100 km/h dhe ka një autonomi që varion nga 25-40 min fluturim, në varësi të batërisë së përzgjedhur.

Është ndërtuar me material në fibër carboni dhe alumin aeronautik, ka sistem kontrolli të automatizuar që garanton siguri dhe ka dhe një parashutë të integruar në rast extrem. Natyrisht për më expertët, ka dhe një joystick për të shijuar drejtimin në fluturim në version classic si një pilot ajror.

Skyrider X1 mund të dalë në treg duke nisur nga viti 2026, dhe çmimi do të variojë rreth 60 mijë Euro.

Klan News