Narcizmi është një çrregullim i personalitetit relativisht i rrallë dhe njerëzit që e “posedojnë” janë disi më të komplikuar. Sjellja e tyre karakterizohet nga arroganca, mungesa e empatisë, shpërthimet e papritura, gjaknxehtësia dhe një afirmim ose admirim i vetes i vazhdueshëm. Në fillim, sapo i njeh duken tejet energjikë dhe interesantë. Me kalimin e kohës, shfaqen të gjitha cilësitë negative që shkruam më lart.
Si ta kuptojmë që dikush është narcist?
Këta lloj njerëzish mendojnë se gjithçka ndodh përreth ka të bëjë me ta. Narcismi ekziston në 3 forma përgjatë dekadave:
-Ata që mendojnë se janë më inteligjentë se kushdo tjetër dhe kujdesen jashtëzakonisht për imazhin e tyre. Po u the, “më fol pak për veten”, ata do të përgjigjen direkt: “Oh po, jam shumë social dhe është e jashtëzakonshme!”…Por nëse fillon e vu në pah ndonjë mangësi, atëherë do ndeshesh me reagim agresiv.
-Ata që “vdesin” të ndihen të adhuruar! Kanë tendencën të ndihmojnë, t’u gjenden pranë njerëzve, por qëllimi i vetëm është të fitojnë vëmendjen dhe admirimin e tyre. Pra, s’ka të bëjë fare me altruizmin.
-Më të “ndjeshmit”…Kanë tendencën të kalojnë në depresion ose të përjetojnë shumë stres, kjo pasi ata në fakt e “luftojnë” egoizmin apo arrogancën.
Çfarë e shkakton?
Në kërkimet e kryera, thuhet se gjenetika luan një rol megjithatë s’është ende e qartë apo absolute. Edhe sjellja e prindërve përgjatë fëmijërisë ka ndikim apo situatat dramatike që i bëjnë fëmijët të rriten në mes të dhunës ose të kenë si “modele” persona agresivë.
A mund të ndryshojnë narcistët?
Narcizmi nuk është tipik si gjendjet e tjera emocionale apo psikologjike. Përshembull një person me fobi apo dikush që është në depresion, s’kanë lidhje fare me narcistin. Këta të fundit mendojnë se janë tejet unikë dhe as nuk e mendojnë të ndryshojnë, edhe nëse janë të vetëdijshëm që ato lloj sjelljesh i kanë jo pozitive. Në çdo situatë ata ua hedhin fajin të tjerëve, madje po i kritikove e kanë përgjigjen: Ti je xheloz për ta! Megjithatë ekziston një mundësi që ata mund të përmirësohen, bëhen më empatikë. Por kjo është e përkohshme!
Kur duhet t’u thuash “lamtumirë”
Sipas ekspertëve, mënyra më e mirë për të përballuar një raport me një narcist, është të largohesh. Nëse vini re sjellje që ju bëjnë të ndiheni të pasigurt apo më keq akoma sjellje të dhunshme, largohuni pa e menduar dy herë!
/tvklan.al