Imagjinoni të keni lindur në kohën para se të kishte energji elektrike, televizor, telefon, të jetonit gjatë dy luftërave botërore dhe të ishit ende gjallë në vitin 2018.
Richard Overton, një 112-vjeçar nga Teksasi ka bërë pikërisht këtë dhe për çudinë e të gjithëve ai thotë se sekreti i jetëgjatësisë së tij janë 12 puro dhe katër gota uiski çdo ditë.
Të jetosh më shumë se 100 vjet është e rrallë por po bëhet gjithnjë e më e zakonshme, OKB parashikon që në vitin 2050 të ketë 3,2 milion njëqindvjeçarë në mbarë botën, nga 316,600 në vitin 2012.
Një gllenjkë birrë çdo ditë, konsumimi i këmbëve të derrit dhe të përzësh burrin nga shtëpia janë truqet e përdorura nga njerëzit që kanë jetuar 100 vjet dhe më shumë. Faqja e internetit
A Place for Mom
, e cila ofron këshilla për qytetarët amerikanë, zhvilloi intervista me personat më të moshuar në botë ku u pyetën për sekretet e tyre të jetëgjatësisë.
Në listën e njerëzve që dhanë këshillat e tyre ishte edhe Jeanne Calment, e cila vdiq në 1997 si gruaja më e vjetër ndonjëherë në moshën 122 vjeçare.
Calment tha se sekreti i jetëgjatësisë së saj është vaji i ullirit, çokollatat, duhani dhe vera.
Leandra Becerra Lumbreras, ishte një grua meksikane e cila vdiq në vitin 2015 duke pretenduar se ishte 127 vjeç, megjithëse data e saj e lindjes nuk u konfirmua asnjëherë.
Ndërsa një e katërta e njëqindvjeçarëve ia atribuojnë jetëgjatësinë e tyre një regjimi ushqimor të shëndetshëm, pjesa tjetër rekomandojnë trajtime jo të shëndetshme si mëngjes me yndyrna dhe pije të gazuara.
Dhe ushtrimet fizike nuk janë një diçka e zakonshme, vetëm 21 % e tyre thanë se aktiviteti fizik i rregullt iu kishte shtuar jetën./tvklan.al