Shpëtimja, një telefonuese në “Aldo Morning Show” në Tv Klan se problemi në sjelljen e fëmijëve në shkollë vjen edhe nga sjellja e mësuesve me ta. Sipas saj, vendosja e një ligji me pikë në sistemin shkollor që çon deri në përjashtimin e fëmijëve do t’i linte ata pa një alternativë tjetër.
Telefonuesja ndan eksperiencën e saj me të birin, për të cilin gjatë kohës që ishte në gjmnaz nuk e dinte se pinte duhan derisa mungesat u bënë arsye për përjashtim.
Shpresa: Mua më ka ndodhur, unë tani djalin e kam në moshë madhore, por para nja 5 vjetësh mund të flas, më ndodhi që kishte plotësuar pjesën e mungesave dhe lajmëruan për përjashtim nga shkolla. Okej, unë shkova si prind, gjithmonë shkoja por djali bënte mungesa. Domethënë dilte aty, pinte duhan, bënte mungesa. Unë nuk e dija dhe problemi është që shkova, i thashë drejtoreshës të lutem, mos ma përjashto sepse nuk ka ku të shkojë ky fëmijë 16 vjeç. As në punë…
Aldo: Në punë jo e jo, sigurisht!
Shpresa: As në shkollë, ti po ma përjashton dhe ku i bie të ngelet, se unë do të shkoja në punë, ku i bie të ngelej fëmija? Rrugëve!/tvklan.al