Gunga të vogla nën lëkurë janë një dukuri mjaft e zakonshme për shumicën e njerëzve. Gungat e quajtura lipoma, nën lëkurë, mund të ndihen të brumosura dhe të lëvizin lehtë kur i prekni.

Disa njerëz mund të kenë lipoma të shumëfishta në trup. Sipas ekspertëve, afërsisht 1 në 100 njerëz përjetojnë një lipomë në një periudhë të caktuar të jetës së tyre. Këto janë gunga beninje dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Shumë rrallë mund të shkaktojë kancer. Liposarkoma, një kancer i rrallë brenda indit yndyror, mund të duket si një lipomë, prandaj është shumë e rëndësishme monitorimi i tyre.

Lipomat janë gunga të padëmshme, thjesht ato mund të paraqesin një problem kozmetik, veçanërisht nëse keni shumë të tilla.

Nëse jeni grua, ka më shumë të ngjarë të keni lipoma. Mund të jetë për shkak të një dëmtimi ose mund të jetë gjenetike. Njerëzit midis 40 dhe 60 vjeç janë më të prirur ndaj tyre. Por mund të ndodhë në çdo moshë.

Këto gunga mund të minimizohen me anë të disa mënyrave natyrale.

Rënia në peshë

Mbipesha është një nga shkaqet kryesore të shfaqjes së lipomave. Pra, nëse jeni mbipeshë, përpiquni të fokusoheni në ushqime të lehta, me proteina dhe karbohidrate të shëndetshme. Shmangni sheqerin dhe ushqimet e përpunuara. Kjo gjithashtu do të ulë rrezikun për sëmundje të tjera të rënda si ajo e zemrës dhe e diabetit.

Uthull molle

Uthulla e mollës përmban acid acetik, i cili mund të parandalojë depozitat e yndyrës në trup. Marrja ditore e saj do të përmirësojë gjithashtu metabolizmin tuaj. Thjesht përzieni dy lugë uthull molle me gjysmë filxhani ujë dhe pijeni sapo të zgjoheni në mëngjes.

Mbani larg yndyrnat e pashëndetshme

Lipomat janë një akumulim i indit yndyror. Nëse pakësoni yndyrën e pashëndetshme në dietën tuaj, do të jeni në gjendje të parandaloni këto gunga.

Përfshini ushqime me Omega 3 në dietë

Kjo lëndë ushqyese është thelbësore për shëndetin. Është një yndyrë e shëndetshme dhe gjendet në shumë tek peshqit yndyror si salmoni, toni dhe skumbri. Ajo parandalon problemet në zemrën dhe formimin e lipomave. Burime të tjera ushqimore të acideve yndyrore Omega 3 janë arrat, farat chia dhe farat e kërpit. /tvklan.al