Numri 3 i botës u takua me lojtarët gjatë një seance stërvitore
Tenisti italian Jannik Sinner u ka bërë një surprizë futbollistëve të kombëtares së futbollit. Të kaltrit kishin udhëtuar nga Roma në Miami për të kryer seancën e parë sërvitore në shtëpinë e Inter Miamit.
Dhe aty kanë parë numrin 3 të botës i cili ndodhet në Florida, ku merr pjesë në turneu e Miami Open. Sinner kishte shumë dëshirë që të shikonte Italinë, e po ashtu të takohej me trajnerin Luçiano Spaleti. Kur tenisti hyri në fushë u prit me duartrokitje nga futbollistët, të cilët po qëndronin në qendër të fushës.
Përqafimi i ngrohtë me Spalletin e më pas një bisedë e gjatë me teknikun e përfaqësueses. Numri 3 i botës në vazhdim u ul në tribunë ku pa edhe stërvitjen e plotë të kombëtares.
Shpesh herë, Spalletti i është referuar tenistit në konferencat e tij, duke e paraqitur atë të si pikë referimi.
“Chiesa është Sineri ynë”, ka thënë në të kaluarën tekniku i Italisë, duke krahasuar sulmuesin e Juventusit me fituesin e Australian Open. Italia do të luajë në SHBA dy ndeshje miqësore, më 22 mars ndaj Venezuelës dhe dy ditë më pas kundër Ekuadorit.
Klan News