Preferencat në çështjet estetike nuk janë vetëm çështje shijesh, por ka ndikim edhe shenja e zodiakut. Shenja përfaqësuese është identiteti dhe ndikon te shijet estetike. Për shembull, një Luan pëlqen të tërheqë vëmendjen ndërsa një Virgjëreshë preferon një pamje të pastër.

Këtë heë do ju tregojmë si ndikon shenja e zodiakut te përzgjedhja e modelit të thonjve duke iu dhënë njëkohësisht edhe një sugjerim për takimin e radhës te estetistja.

Dashi

Nëse ka një shenjë që e admiron të kuqen, është Dashi. Thonjtë ‘French’ të kuq bien në sy, por sërish mbeten klasikë. Dashi guxon fort dhe nuk ka frikë që ta ketë vëmendjen mbi veten.

Demi

Si shenjë që e shijon jetën e mirë, Demi do të zgjidhte diçka luksoze. Për të, bukuria duhet të jetë elegante dhe pa kohë, e butë. Thonjtë minimalistë me lule të vogla të bardha mund të jenë zgjedhja e duhur për të.

Binjakët

Binjakët janë të gjallë dhe ekstrovertë, u pëlqen të eksperimentojnë me ngjyra të ndezura dhe të shfaqin personalitetin përmes tyre. Si shenjë ajri, diçka që do i shkonte një Binjaku janë thonjtë që duken si re, me efekt mermeri.

Gaforrja

Shenja e Gaforres lidhet me perlat dhe e preferon shumë natyralen me pak shkëlqim. Thonjtë me një ngjyrë të lehtë dhe efekt ‘chrome’ janë të përsosur për të. Për t’i bërë edhe më të bukur, rekomandohet të shtohen disa perla 3D.

Luani

Luanit i pëlqen shkëlqimi, vëmendja dhe e përballon mirë vëmendjen. Thonjtë që e tërheqin këtë të fundit dhe duken mbretërorë do të ishin ‘French’ me ngjyrë ari për t’i bërë të duken sikur s’është dashur shumë mundim, por ruajnë ekstravagancën.

Virgjëresha

Si shenjë detajiste, Virgjëresha preferon diçka të pastër por të bukur. Pikturat që ‘shkrihen’ në thonj janë shumë fine dhe të pastra për të sepse pëlqen natyralen të kuruar në detaje.

Peshorja

Stili i Peshores ka të bëjë me ekuilibrin dhe harmoninë. I pëlqen gjithçka që është e butë dhe elegante, por edhe romantike. Thonjtë ‘French’ me maja që shkëlqejnë si diamante janë perfekte për të.

Akrepi

Për Akrepin thuajse nuk ekzistojnë ngjyrat neutrale dhe joshen shumë nga vishnja. Ngjyrat e forta e të thella e ndihmojnë që të ketë gjithnjë mister rreth vetes.

Shigjetari

Dëshira e Shigjetarit për aventurë, argëtim dhe ngjyra të ndezura mund të përmbushen vetëm nga një blu e bukur kobalti.

Bricjapi

Bricjapi i pëlqen eleganca, finesa dhe  gjithçka që nuk bie në sy, por është cilësi e lartë. Bukuria klasike e toneve neutrale është zgjedhja e përhershme për një Bricjap.

Ujori

Një Ujor nuk i druhet elementëve 3D apo efektit holografik. Si shenja më kontraversiale e zodiakut, i pëlqen shumë një stil unik dhe që shkon përtej të zakonshmes.

Peshqit

I lidhur gjithnjë me ujin, një Peshk do ta adhuronte të kaltrën e lehtë me pak shkëlqim sepse është shumë ëndërrimtar. Gjithçka që duket mistike, me shkëlqim, nuanca uji dhe prekje hyjnore nuk refuzohet kurrë prej Peshqve.

/tvklan.al