Ambasadori ka mirëpritur marrëveshjen mes pozitës dhe opozitës për funksionimin normal të parlamentit
Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato është thirrur në Bruksel për të dhënë informacione rreth situatës aktuale politike në Shqipëri. Të mërkurën paradite, Gonzato do të raportojë në komisionin e jashtëm të parlamentit evropian pas dyerve të mbyllura.
Burime diplomatike theksojnë se eurodeputetët po përpiqen që të gjejnë një zgjidhje politike afatgjatë për Shqipërinë në kushtet kur mbetet e bllokuar vendimarrja për hapjen e kapituve të parë të negociatave.
Për çështjen Beleri të ngritur nga eurodeputetët grekë kanë marrë përgjigje nga Tirana zyrtare se kjo nuk është çështje evropiane, por e drejtësisë së pavarur. Gjatë diskutimit të fundit për vendin tonë, eurodeputetët theksuan rëndësinë e përfshirjes së të gjithë zërave nga opozita në procesin e Reformës Zgjedhore për të siguruar një qasje gjithëpërfshirëse.
Para nisjes për në Bruksel, ambasadori Gonzato ka mirëpritur vendimin mes pozitës dhe opozitës që të mundur rifillimin e funksionimit normal të parlamentit. Bashkimi Evropian ka theksuar vazhdimisht se një parlament funksional është çelësi për procesin e integrimit në BE. Gonzato ka vlerësuar lidershipin dhe përgjegjësinë e treguar nga palët në arritjen e marrëveshjes.
Klan News