Të gjithë fermerët që kanë një nipt apo grupe fermerësh mund të aplikojnë për të përfituar nga skema kombëtare e investimeve në bujqësi që tashmë është hapur zyrtarisht. Lajmin e dha Ministrja Anila Denaj e cila njëkohësisht u bëri thirrje fermerëve të aplikojnë.
Anila Denaj, Ministre e Bujqësisë: Një nismë e qeverisë shqiptare, e cila synon zhvillimin e ekonomisë bujqësore dhe modernizimin e kësaj të fundit. Kemi mundësuar një fond prej 1.5 mld lekësh në formën e një granti prej 50% për investimet kryesore në veçanti në ndërtimin e serrave diellore, në rritjen e mekanikës bujqësore, në rrjetat antibreshër, në nxitjen dhe zhvillimin e akuakulturës detare dhe në stabilimentet e mbarështimit të kafshëve dhe shpendëve.
Skema do të jetë e hapur përgjatë 5 javëve ne vijim për të gjithë përfituesit nga Veriu në Jug dhe do të ketë edhe takime në 12 qarqet e vendit.
Klan News