Bllokohen dy kamionë të tjerë në Kroaci, me mandarina me pesticide tej normale të lejuara dhe të ndaluar nga Bashkimi Europian.

Ministria e Bujqësisë thotë se njëra nga ngarkesat është asgjësuar në Kroaci, ndërsa tjetra do të rikthehet për asgjësim në Shqipëri.

“Informojmë konsumatorin lidhur me dy ngarkesat e tjera, të raportuara nga shteti i Kroacisë për mbetje të pesticideve sipas njoftimit të sistemit RASFF, se njëra është asgjësuar në shtetin Kroat, ndërsa tjetra nuk është kthyer ende në vendin e origjinës. Janë njoftuar të gjitha PIK që në rast kthimi të produktit, të bëhet bllokimi i menjëhershëm i tij me destinacion asgjësimin”.

Por Ministria e Bujqësisë thotë se nga 924 kamionë në tregun europian dhe botëror, vetëm ngarkesat e fundit janë kthyer mbrapsht.

Për vitin 2024 janë eksportuar nga kultivimi dhe të vjelat e mandarinës shqiptare 924 kamionë në tregun europian e mbarë botëror, nga të cilët vetëm 3 ngarkesa prej totalit janë konstatuar me parregullsi për mbetje dhe janë asgjësuar”.

Falë gjurmeushmërisë janë marrë masa ndaj fermerit që ka përdorur pesticide të ndaluara, edhe pikës së grumbullimit.

“Për subjektet grumbulluese të rezultuara në shkelje të dispozitave ligjore, përveç se është kryer kallëzim penal, sipas shkeljeve, janë marrë edhe masa administrative gjobë, si dhe bllokim aktiviteti”.

Në të gjitha pikat e grumbullimit dhe tregtimit po merren mostra për të verifikuar ciëlsinë e produkteve.

Tv Klan