Skënderbeu do të presë Bylisin të dielën në Korçë në sfidën e fundit të tabelës së renditjes në Superiore. Fitoren e fundit në kampionat e ka pikërisht ndaj mallakastriotëve dhe për trajnerin e korçarëve Ernest Gjoka ekipi duhet të reagojë, duke u kthyer te suksesi. Në dy takimet nën drejtimin e tij ka 1 barazim dhe 1 humbje.

“Mendoj që skuadra ka reaguar të paktën në seancat stërvitore. Sigurisht që ndeshja është gjë tjetër, tjetër përgatitje, por po mundohemi ta kuptojmë që dy ndeshjet e fundit janë shumë me përgjegjësi për ne.”

Skënderbeu që është i fundit në klasifikim ka 14 pikë pas 17 takimesh, ndërsa Bylisi i parafundit 16.

Tv Klan