Ndotja e ajrit në Nju Dehli është rritur në nivele jashtëzakonisht të larta , duke mbytur banorët dhe duke e mbështjellë qytetin me smog.
Autoritetet regjistruan një nivel ndotje 15 herë më shumë se niveli që Organizata Botërore e Shëndetësisë e konsideron të përshtatshme për frymëmarrjen.
Ndotja e ajrit ka detyruar autoritetet indiane të mbyllin shkollat dhe të ndalojnë punimet në qytet. Përvec, kësaj autoritetet u kanë kërkuar të gjitha kompanive të kërkojnë që 50% e stafit të tyre të punojnë nga shtëpia.
Fëmijëve dhe të moshuarve, së bashku me njerëzit që vuajnë nga probleme të mushkërive ose zemrës, u është kërkuar të qëndrojnë brenda.
Javën e kaluar, qeveria ndaloi të gjitha aktivitetet që përfshijnë përdorimin e qymyrit dhe druve të zjarrit, si dhe përdorimin e gjeneratorëve për shërbime jo emergjente.
Klan News