Policia spanjolle ka sekuestruar katër ton kokainë të fshehur në thasë me oriz në portin e Barcelonës gjatë një operacioni ku janë arrestuar 8 persona.
Ky rrjet kriminal kishte një infrastrukturë në Paraguaj për ta përpunuar drogën në pluhur, për ta paketuar në qese plastike dhe për ta vendosur në qese orizi që ishin qepur me dorë, për ta dërguar më vonë në Evropë.
Kontejnerët mbërritën në portin e Barcelonës në fillim të këtij viti, por ngarkesa e kokainës u zbulua së fundmi kur kontrabandistët i zhvendosën kontejnerët.
Autoritetet në Paraguaj dhe Britani sekuestruan pesë ton të tjerë kokainë të kontrabanduar nga e njëjta organizatë kriminale në dy bastisje të ndryshme muajt e fundit.
Tre ton kokainë u kapën në Paraguaj përpara se droga të mund të dërgohej në Belgjikë në tetor 2023, ndërsa në mars policia britanike sekuestroi dy ton kokainë në portin e Southamptonit.
Klan News