“Stop” i bashkohet OFL-se me kontrolle e sekuestrime pasurish.
Ministri i jashtëm Gent Cakaj, ka bërë një gafë në rrjetet sociale, kur ngushëlloi homologun turk, Mevlut Cavusoglu për një tragjedi, duke e ngatërruar me një tjetër.Cakaj ngushëlloi Cavusoglun për tre viktimat e aeroplanit të përplasur në Bahcesaray, kur në fakt avioni u aksidentua në Stamboll, ndërsa në Bahcesaray 38 viktimat ishin shkaktuar nga orteku.Gazetari i “Stop” ka dalë nëpër rrugë, duke improvizuar aksionet e OFL. Ai kishte veshur një uniformë të ngjashme me ato të efektivëve të strukturës së re dhe ka realizuar intervista e “kontrolle” mes qytetarëve.
Skandali i permbarueses Gjergjova/ Gjykata i jep te drejte emisionit “Stop”.
Pak ditë më parë emisioni “Stop” trajtoi një problem pronësie mes dy vëllezërve në Lushnje. Pëllumb dhe Seit Zele janë konflikuar për pronën dhe situata është rënduar, kur përmbaruesja shtetërore, Luiza Gjergjova, ditën e ekzekutimit të ndarjes së pasurisë, e ka bërë pa praninë e ekspertes, në shkelje të hapur të ligjit.Gazetari i “Stop” e pyeti përmbaruesen Gjergjova, se pse ekzekuton vendimin pa ekspert, por ajo ofendoi gazetarin. Akti i ulët i përmbarueses Gjergjova u mor në mbrojtje nga kreu i përmbarimit shtetëror Piro Lutaj. Vetë Gjergjova u përball në gjyq me redaksinë e emisionit “Stop” dhe gjykata e Lushjnes i dha të drejtë emisionit “Stop”.
Deshmia/ sa paguajne dhe cfare rruge ndjekin sirianet per te arritur BE-ne.
Gjatë ditës qarkulloi lajmi për arrestimin e një 25 vjecari në Elbasan, i cili bënte transport të shtetasve sirianë nga Korca në Kosovë për 200 euro. Një foto e shtetasve sirianë në Dardhë transmetohet si pjesë e këtij argumenti.Më pas disa shtetas sirianë flasin për rrugëtimin e tyre të mundimshëm, për të ikur nga vendi i tyre, duke paguar në vendet ballkanike, për të arritur në shtetet e BE-së, ku kanë më shumë siguri.