Kur të qeshurat nuk përmbahen në studio, humor e batuta


Përgjatë gjithë sezonit të transmetimit të emisionit “Stop”,nuk kanë munguar momente të shpërthimit të humorit në studio, për cështje të trajtuara në program.Disa prej këtyre momenteve janë, kur diskutohej për një deputete nga Zelanda e re, që ishte kapur duke vjedhur në dyqan, kur Edi Rama i dhuroi opinga homologut spanjoll, apo gjatë vizitës së shefit të qeverisë në bazën e Natos.

Video-batutat, a keni provuar ndonjëherë byrek me antidjersë?


Të qeshura shpërthyese në studio, ndërsa diskutohej për celjen e sezonit turistik në Vlorë.Po kështu gjatë ndarjes së byrekut me lek, me rastin e festës së Sulltan Novruzit, Saimir e Genti kanë bërë humor, pasi fllonxa jonë e preku pa dashje byrekun me krah.

Video-batutat, pse nuk mund të kërcejnë fllonxat tona?


Në këtë pjesë te emisionit, protagoniste të humorit e batutave, janë fllonxat tona.Në një moment në studio ngatërrohet kënga.Si do e bënin Klaudia dhe Florida vicin me fjongo, të paketuar në Kukës. Në një tjetër moment, Saimiri e Genti ngacmojnë vajzat, duke i thënë, se janë shëndoshur e nuk kërcejnë dot më.