Egnatia u kualifikua në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, pas barazimit 2-2 ndaj Bylisit në shtëpi.

Rrogozhinasit  iu falën fitores 3-1 në Ballsh, për të avancuar më tej me rezultatin e përgjithshëm 5-3.

Miqtë e nisën mirë ndeshjen, duke kaluar të parët në avantazh me Mario Gjatën në minutën e 24-t. Megjithatë Xhemalji riktheu baraspeshën në minutën e 41-të.

Gjithçka u bë e vështirë për Bylisin në minutën e 70-të, kur Përndreca u ndëshkua me të kuq. 1 minutë më vonë, Bakayoko përmbysi rezultatin për Egnatian.

Skuadra e Mezanit nuk u dorëzua dhe barazoi në minutën e 79-të, por nuk mjaftoi për kualifikim. Egnatia është skuadra e tretë që siguron gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, pas Partizanit dhe Vllaznisë. Ekipi tjetër do të jetë fituesi i çiftit Skënderbeu-Dinamo.

/tvklan.al