Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.
Qeni si njeri, bëhet tapë me shotsa
Një qen është filmuar duke pirë shotsa disa gota rresht e duke ia kaluar edhe një vajze që pi me të. Videoja ka bërë xhiron e rrjetit.
“Më goditën me bishtin e fshesës e grushte”, qytetarja dhunohet barbarisht nga ish-vjehrra dhe kushëriri i saj
Një zonjë e drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan tregon se është dhunuar nga ish-vjehrra Flora Rexha dhe kushëriri i saj Artur Lleshi në 24 prill 2024. Para këtij episodi, ajo thotë se në 8 vjet martesë ka qenë e dhunuar psikologjikisht nga ish-vjehrra në mënyrë sistematike. Ish-bashkëshorti më shumë jetonte jashtë dhe zonja tentoi edhe të pinte helm duke tentuar vetëvrasjen pasi qëndronte e mbyllur dhe ish vjehrra nuk e linte as të shoqëronte fëmijët.
Në gjithë këtë situatë, denoncuesja kërkoi zgjidhjen e martesës në vitin 2018. Edhe pas divorcit problemet vazhduan, derisa në 24 prill zonja shkoi të merrte fëmijët pasi ia kishte lënë babait për Bajram. Në këtë moment ajo u dhunua në sy të fëmijëve nga ish-vjehrra dhe djali i saj i xhaxhait.
Qytetarja: I kishte marrë bashkëshorti fëmijët për festën e Bajramit dhe tha do t’i mbaj, ishte e shtunë dhe e diel për fëmijët. Ditën e diel në darkë, në orën 6 të darkës më marrin fëmijët, “nënë do vish të na marrësh të vijmë te shtëpia se babi është larguar larg, nuk vjen sonte të na sjellë”. Okej, u kam thënë, do vij mami t’ju marr dhe do ikim se jam sëmurë, do të shkojmë në spital. Atje ka dalë ish-vjehrra dhe me fjalë më ka ofenduar, çfarë ka dashur të më thotë si gjithmonë me fjalë. Më ka kapur prej flokësh, më ka goditur dhe ka patur edhe bishtin e fshesës në dorë. Më ka goditur, në ato momente më ra dobësi. Hyri motra dhe më ka dhënë ndihmën e shpejtë me fëmijët. Në ato momente ka hyrë Artur Lleshi dhe ai më ka goditur motrën, më pas ka goditur gocën, pas gocës më ka goditur edhe mua. Më ka dhënë grushta në stomak dhe më ka plasur edhe hemorragji gjaku në ato momente nga goditjet që kam marrë. U kam ikur, kam hipur në makinë me motrën, kam lënë fëmijët aty dhe kam ikur te policia. Kam bërë kallëzimin në polici dhe aty mbrapa në ato momente, policia më ka marrë e më ka çuar te Spitali i Kamzës. Kamza më ka nisur për në Ushtarak.
Gazetarja: Ku ishte babai i fëmijëve?
Qytetarja: Nuk ishte atje. Ishte diku larg.
Viktima e dhunës tregon se ka bërë kallëzim në komisariatin e Kamzës dhe ka përfunduar në Spitalin e Traumës. Nga ana tjetër agresori Artur Lleshi, jo vetëm që nuk është arrestuar, por ka kërcënuar babain dhe djalin e zonjës që të tërheqë denoncimin.
Gjykata e ka pajisur me urdhër mbrojtjeje zonjën dhe fëmijët nga dy dhunuesit.
Denoncoi ish-vjehrrën dhe kushëririn për dhunë, agresorët lihen të lirë
Rasti i denoncueses së dhunuar nga ish-vjehrra dhe kushëriri i saj më 24 prill është bërë publik në emisionin “Stop” në Tv Klan. Qytetarja tregoi sesi në 8 vite martesë është dhunuar psikologjikisht nga vjehrra, ka tentuar vetëvrasjen pasi bashkëshorti jetonte jashtë dhe vjehrra e linte të mbyllur e pa e lejuar të shoqëronte fëmijët.
Pas divorcit problemet vazhduan, por më 24 prill kur qytetarja shkoi të merrte fëmijët që i kishte lënë te i shoqi për Bajram, vjehrra dhe kushëriri i saj e dhunuar barbarisht. Ajo tha se e goditën me fshesë në kokë, me grushte në stomak duke i shkaktuar hemorragji e madje, kushëriri i vjehrrës, Artur Lleshi, ka goditur motrën dhe vajzën e denoncueses.
Kjo e fundit ka shkuar në komisariatin e Kamzës për të bërë kallëzim, por agresorët nuk janë lënë në paraburgim e madje është kërcënuar edhe babai i saj.
Ajo kërkon një shpjegim përse nuk janë arrestuar personat që e dhunuan, por sipas policisë së Kamzës arrestimi i tyre bëhet vetëm nga prokuroria.
Qytetarja: Ça është bërë me dosjen?
Oficeri: Ka vajt në prokurori pra.
Qytetarja: Po personat, pse janë të lirë akoma, që e kanë dhunuar?
Oficeri: Ik pyet në prokurori, të merren! Kërko takim me prokurorin e çështjes edhe…!
Oficeri: Ne po ju themi, materialet kanë kaluar në prokurori.
Polici: Materialet në gjykatë kanë qenë për urdhër mbrojtjeje, janë në ngarkim të shtetasit Artur Lleshi.
Qytetarja: Pse s’e ke marrë ti me e fut çik atë brenda?
Polici: Brenda ka qenë ai.
Qytetarja: Jo! Asnjë sekondë, se ka shkue e më ka kërcënue dhe babën.
Polici: Pse moj, e vendos ti, a të arrestohet personi a e vendos ligji? Si mendon ti?
Qytetarja: Aman, du me ditë. Kam bërë kallëzimin, ça është bërë me këtë kallëzim?
Policja: Ia dhashë numrin e protokollit, datën, që është bërë, të gjitha dokumentat, ça është bërë. Të gjitha dokumentat janë çuar në prokurori. Ky është dokumenti original, që ka shkuar nga institucioni jonë është bërë referimi në prokurori 5 fletë, procesverbali i kallëzimit të shtetases A.R dhe është kjo numri 2379/K data 24/04/2024, që është çuar. Pra kjo është shkresë zyrtare. Me këtë numër, me këtë, e kërkon në prokurori.
Psikologia Gejsi Anamali shprehet e indinjuar me indiferentizimin e institucioneve duke argumentuar se situata të tilla përfundojnë në kronikë të zezë. Ajo thotë se zonjës denoncuese i duhet siguruar një shtëpi, një punë dhe mbështetje psikologjike.
Bën 14 muaj burg, del i pafajshëm, qytetari kërkon miliona dëmshpërblim
Paulin Deda tregon se ka kryer 14 muaj burg edhe pse ishte i pafajshëm. Ai thotë në emisionin “Stop” në Tv Klan se u arrestua për kultivim hashashi e më pas gjykatat e shpallën të pafajshëm, pasi njëri prej tre vëllezërve e kishte pranuar fajin.
Paulini iu drejtua Gjykatës Administrative të Apelit, për të marrë dëmshpërblimin, por Ministria e Financave e apeloi këtë vendim që i njihte atij dëmshpërblimin. Prej vitit 2018 e deri më sot, çështja nuk është shqyrtuar ende. Sipas ligjit, një ditë burg është 2000 lekë e një ditë paraburgim është 3000 lekë.
Duke qenë se Paulin Deda dhe vëllai i tij kanë qëndruar 418 ditë paraburgim, duhet të përfitojnë 836 mijë lekë të reja secili. Qytetari u drejtua në Gjykatën Administrative të Apelit për çështjen, por e vetmja gjë që mund të bëhet është parashtrimi i një kërkese për përshpejtimin e shqyrtimit të saj.
/tvklan.al