”Si pula të lagura”, të rinjtë festojnë në shi aktivitetin e Color day


Pak ditë më parë, në 17 maj, u mbajt aktiviteti i quajtur “Color festival”.Por festa u prish disi nga shiu i mbrëmjes. Ne ishim në këtë aktivitet, dhe të rinjtë pjesëmarrës treguan me batuta, sesi u ndjenë në këtë atmosferë.

“Më nxinë syrin e më dhanë..”, policët shembin në dru të riun, që i parakaloi me biçikletë


Emisioni “Stop” është nisur drejt rrugës “Transballkanike” në hyrje të qytetit të Vlorës me të riun Marsido Alushaj. Ai tregon, se më 10 Maj të vitit 2024, ka parakaluar me biçikletë një makinë civile, por qytetarët që ishin në të, i kanë ndërprerë rrugën duke i kërkuar llogari se pse i ka sharë.

Denoncuesi: Unë kam qenë për qejfin time duke udhëtuar me biçikletë, ndërkohë që kam parakaluar një makinë që as nuk e kam ditur që kanë qenë polica, as me logo, as me gjë. Unë kam parakaluar dhe kam ecur prapë në rrugën time, kur kam dëgjuar një zhurmë borie dhe instinktivisht kam ngritur dorën si të gjithë shoferët, në ato moment ata kanë shtuar gazin dhe kanë prerë rrugën, më kanë ndaluar dhe më kanë thënë kë ke sharë. Unë u kam thënë që as kam sharë njeri dhe as nuk ju njoh, kush jeni. “Kush jemi ne, nuk na njeh?” Jo nuk ju njoh. “Ok do ta marrësh vesh tani.” Kanë hapur derën më kanë marrë në makinë më kanë rrahur, më kanë dhunuar, më kanë sharë nga familja, nga motra nga çdo gjë.

Gazetarja: Ju jeni dhunuar brenda një automjeti, që ishte automjet civil?

Denoncuesi: Civil, po!

Gazetarja: Ndërkohë personat që ju dhunuar ishin civilë?

Denoncuesi: Civilë.

Gazetarja: I njihje si pamje?

Denoncuesi: Jo, jo. Nuk i njihja nuk i kisha parë ndonjë herë.

Gazetarja: Sot pas pesë ditësh shoh që ke ende shenja në fytyrë. Janë shenjat e dhunhës së asaj dite?

Denoncuesi: Po, po.

Gazetarja: Ku të kanë dhunuar, përveçse në pjesët e fytyrës?

Denoncuesi: Në kokë, në krah. Kam patur shenja, po që kanë ikur se ka rreth 4-5 ditë që ka ndodhur. I vetmi gabim në këtë histori është që kam ecur në rrugën e makinave dhe jo të biçikletave.

Marsido thotë, se as që ka sharë njeri, por ata, që rezultuan policë të veshur civilë, e futën në makinë dhe e dhunuan.  Sipas Marsidos, ata janë identifikuar vetëm pasi e kanë shoqëruar në Drejtorinë e Policisë në Vlorë. Në këto ambiente policët i kanë ofruar shishen e ujit, që t’i ulej enjtja e syrit. Tre punonjësit e policisë Granit Lamaj, Kristi Pazaj dhe Granit Pecaj e kanë kallëzuar Marsidon për fyerje.

Denoncuesi: Më kanë dhunuar në masë ekstreme, që këtu deri në komisariat. Është gati rreth 5 minuta, me trafik 10 minuta. Aty janë identifikuar që janë punonjës policie më kanë mbajtur edhe tetë orë, për arsye shoqërimi sipas policisë. Kur kam mbërritur në komisariat, aty më kanë dhënë ndihmën vetë ata që më kanë dhunuar më kanë thënë “Merre këtë bidonin me ujë çoje në sy që të të ulet plaga, mos të të enjtet syri”. Kam bërë kallëzim te AMP-ja.

Gazetarja: Cilët janë këta tre emra, që sipas teje nuk janë deklaruar  që janë punonjës të policisë?

Denoncuesi: Granit Lamaj, Kristi Pazaj dhe Granit Pecaj. Edhe ata kanë bëtë denoncim për dhunë ndaj tyre dhe për ofendim ndaj tyre.

Nëpërmjet një kamere te fshehtë “Stop” i drejtohet ekspertit mjeko-ligjor për të kuptuar se nga çfarë janë shkaktuar shenjat në fytyrën e denoncuesit, Marsido Alushaj.

Mjeko-ligjori – Ça problem ke, o djalë?

Denoncuesi – Jo thjesht donim ta pyesnim për diçka!

Mjeko-ligjori – Nesër!

Denoncuesi – Faleminderit! Nëqoftëse ju keni mundësi ta pyesni në telefon!

Mjeko-ligjori – Ça kërkon ti? Atëhere asnjë përgjigje nuk i jepet qytetarit. Vete me postë sekrete në prokurori.

Duke qenë se nuk u arrit të merrej asnjë përgjigje konkrete nga eksperti mjeko-ligjor emisioni “Stop” me anë të një kamere të fshehtë i është drejtuar Komisariatat të Vlorës për të tentuar një takim me njërin prej punonjësve që kanë qenë pjesë e ngjarjes së datës 10 maj.

E ëma e denoncuesit – Dua të takoj nja 3 punonjës të policisë. Granit Lamaj. Atëhere në lidhje me policat është, se kanë goditur djalin dhe thjesht unë dua t’i pyes arsyen!

Informacioni – Kush të ka goditur?

Denoncuesi – Këta personat!

Informacioni – Graniti?

Denoncuesi – Granit Lamaj, Kristi Bazaj dhe Granit Pecaj!

Informacioni – (Flet në telefon me Granit Lamajn) Dëgjo një çikë! Ke një Marsido Alushaj bashkë me të ëmën, që të kërkojnë. Ky është në shërbim. Është në një shërbim nëpër qytet.

Informacioni – Është në Lungomare, po vijnë për këtej.

E ëma e denoncuesit – Shumë faleminderit!

Informacioni – Ju lutem!

Pas dy orësh pritje.

E ëma e denoncuesit – Zotëria erdhi?

Informacioni – Jo, jo nuk lejohet. E sqarova me shefat përkatës dhe më thanë të vazhdoj me procedurat standarde. Nëqoftëse ka ndonjë ankesë, tha, të vazhdojnë të ankohen, sepse nuk lejohet që të takojnë vetë personat.

“Stop” iu drejtua me kërkesë zyrtare Drejtorisë së Policisë Vlorë, ku sigurisht nuk u pranua dhuna. Madje në përgjigje pretendohet, se Marsido ka qenë i agravuar dhe shoqërimi është bërë vetëm për marrjen e gjeneraliteteve, akt pas të cilit ai është lënë i lirë.

“Do i marrin”, të verbërve prej dy muajsh u mbahet një pjesë e kempit


Qerem Merdani, banues në fshatin Buzmadh, njësia administrative Cakran, Fier.  Bashkëshortja e Qeremit është e verbër dhe për këtë merr Kemp.

Si çdo herë Qeremi u paraqit në muajin mars, në zyrën e Postës Shqiptare, për të tërhequr Kempin dhe pa se kishte 2400 lekë të reja më pak. Ky problem kishte prekur edhe shumë banorë të tjerë të fshatit të cilët kanë statusin e verbërisë.

Denoncuesi: Unë jam Qerem Medani, jam nga fshati Buzmadh. Marr një Kemp të gruas, Kemp verbërie grupi i dytë. Shkoj në muajin Mars për të marrë Kempin, më ishin prerë 24 mijë Lekë. Shuma e Kempit që kam marrë unë ka qenë 164 mijë Lekë.

Qeremi u drejtua te shërbimi social në njësi, ku i thanë, se duhet të dorëzonte kontratën e energjisë elektrike. E dorëzoi, por në muajin Prill sërish nuk i kaloi pagesa.

Në zyrën e Postës Shqiptare, punonjësi thotë, se ky problem ka prekur mbi 30 persona me statusin e verbërisë, por kjo ka ardhur si pasojë e veprimeve të shërbimit social në njësinë administrative Cakran.

Denoncuesi: Pyeta atje te posta, “ik pyet në komunë” më thanë. Vajta pyetja atje në komunë, “duhet kontrata e dritave” më thanë. Vajtën të gjithë njerëzit e të verbërve, vajtën në Fier, nxorën ato i sollën këtu. Prisnim t’i merrnim në datën 27 prill lekët edhe në datën 27 prill këto 24 mijë lekë nuk na ishin hedhur. Tani unë  po e bëj vetën për 24 mijë lekë këtu, më vjen shumë turp. Ku vajtën, dua ta di. Kush i mori? Jo vetëm mua po të gjithë të verbërve të zonës. Në zonën e Cakranit mund të jenë 30 veta të verbër. Të 30 vetave mbase edhe më shumë janë, por të 30 personave, ja kam këtu në lagje unë. Për çfarë mbahen këto lekë dua ta di.

Për sa i përket problematikës të denoncuesit “Stop” i është drejtuar zyrave të Postës Shqiptare në Njësinë Administrative Cakran.

Informacioni: Bëhet fjalë për disa persona, jo vetëm nga Buzmadhi, por është problematikë për të gjithë njësinë, marrin një pagesë invaliditeti për verbëri dhe u është mbajtur prej muajit Mars në mos gaboj. Nuk është një person, por janë disa u janë mbajtur 240,92 Lekë, por nuk bëhet këtu te ne, këtu çfarë na sjellin borderotë ne e kemi sipas rregullit që në mandat-pagesë zotëria ka pasur në muajin Mars 149,2 lekë, kemi bërë pagesën sipas rregullit që ne procedojmë. Në momentin që na vijnë borderotë ne na vjen shumë, në muajin mars ka patur 164,92 lekë.

Gazetarja: Sa personave u është mbajtur kjo shumë?

Informacioni: Nuk di, ka shumë persona mund të jenë 30-40 ose 50. Bëjnë një kontratë te OSHEE-ja, nuk e di se si e kanë si rregull, por me sa kam dëgjuar. Problematika nuk është tek ne është tek njësia administrative Cakran, aty të gjitha këto dokumente.

Në zyrat e njësisë Cakran nuk shpjegojnë, se pse nuk kanë kaluar pagesat e plota në muajin Prill, por përsërisin, se do të kalojnë këtë muaj.

Punonjësi i njësisë administrative Cakran: Arsyeja është, sepse nuk kanë sjellë kontratat e energjisë.

Gazetarja: Po në momentin që i sillën, pse nuk u kompensuan për ato që nuk i kishin marrë?

Punonjësi: Po do t’i marrin pra!

Gazetarja: Kur?

Punonjësi: Në një moment kur të hidhen pagesat muajin tjetër!

Gazetarja: Po u hodhën të prillit dhe nuk i morën.

Punonjësi: Kur të hidhen pagesat muajin tjetër!

Gazetarja: Po pra të prillit u hodhën dhe nuk i morën.

Punonjësi: Më lini listën cilët janë personat dhe do i shikoj!

Gazetarja: Po listën ju e keni të personave që nuk e kanë marrë dhe janë mbi 30 persona, sepse disave ua kaluat në prill.

Punonjësi: Do t’i shikojmë, do t’i verifikojmë dhe do t’i hedhim!

Gazetarja: Po duhet t’i kishit parë se nga marsi në prill duhet t’i kishit kaluar. Jemi maj.

Punonjësi: Po!

Gazetarja: Çfarë po?

Punonjësi: Po do t’i hedhim, pra!

Gazetarja: Po pse si keni hedhur po ju pyes, nuk keni pasur fond?

Punonjësi: Jo nuk kemi pasur fond, thjesht personat nuk janë paraqitur, të sjellin kontratat e reja dhe…

Gazetarja: Personat ua kanë sjellë që në muajin mars. Janë paraqitur në prill…

Punonjësi: Po kompensimi do t’u bëhet.

Gazetarja: Unë po ju pyes pse nuk është bërë kompensimi.

Punonjësi: Po ju them, që do t’u bëhet.

/tvklan.al